Prishtinë, 29 Nëntor 2025
Policia e Kosovës inaguroi Sistemin e Identifikimit Biometrik (BIS), një projekt modern dhe strategjik që përforcon menaxhimin e migrimit dhe rrit kapacitetet institucionale të vendit. Ky sistem është zhvilluar në kuadër të projektit “Përmirësimi i Qeverisjes së Migrimit përmes Programimit të Bazuar në Dëshmi”, i financuar nga Konfederata Zvicerane / SEM dhe i implementuar nga IOM.
Sistemi BIS mundëson regjistrim, ruajtje dhe verifikim të sigurt të të dhënave biometrike, duke avancuar ndjeshëm digjitalizimin dhe efikasitetin e proceseve të migrimit. Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë, përmirësimin e qarkullimit të informacionit ndërinstitucional dhe mbrojtjen e grupeve të cenueshme.
Policia e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për Konfederaten zvicerrane, përmes SEM-it, si dhe për IOM-in për mbështetjen profesionale dhe teknike.
Policia mbetet e përkushtuar në modernizimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe forcimin e mekanizmave të sigurisë dhe menaxhimit të migrimit, në shërbim të qytetarëve dhe komuniteteve.