Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informacion lidhur me rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Uglar të Zubin Potokut

Mitrovicë Veri , 17 Gusht 2025
Më datë 17.08.2025, rreth orës 04:30, Policia ka pranuar informacion për një zjarr që kishte përfshirë një objekt (shtëpi) në fshatin Uglar të Zubin Potokut. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Zjarri kishte përfshirë një kat te shtëpisë (lokal qe kishte shërbyer si shtyp-shkronjë me parë) ku janë shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nuk janë raportuar persona të lënduar.
Lidhur me rastin, njësitë e Hetimeve Rajonale në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Veri janë duke e trajtuar çështje, ku ne lidhje me këtë është njoftuar edhe eksperti i zjarreve për te përcaktuar shkakun e zjarrit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje