Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

INFORMACION PËR MEDIA

Prishtinë, 09 shkurt 2017

Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot me 09.02.2017 në orët e mëngjesit ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Vushtrri.

Njësitet relevante policore të stacionit policor Vushtrri, bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së znj. A. D., të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë të njëjtën e kanë shoqëruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Vlen të potencohet se znj. A.D. ka  bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta është shoqëruar në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë.

Bashkangjitur mund të gjeni urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP-Prishtinë

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje