Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informacion zyrtar nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës njofton qytetarët për kujdes ndaj mesazheve mashtruese

22 QERSHOR, 2026
Policia e Kosovës, ashtu siç ka njoftuar edhe më parë lidhur me mesazhet mashtruese, njofton sërish qytetarët se është identifikuar një SMS tjetër mashtrues që po shpërndahet, perseri kinse në emër të Institucioneve të Republikës së Kosovës, duke pretenduar rrejshëm se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke kërkuar klikim në linqe të ndryshme.

KY MESAZH NUK ËSHTË ZYRTAR.

– Mos klikoni në linqe të dyshimta.
– Mos jepni të dhëna bankare apo personale.
– Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.
– Në rast se pranoni mesazhe të tilla:
– Fshijeni menjëherë.
– Raportojeni tek autoritetet përkatëse.
– Kontaktoni bankën nëse keni ndarë të dhëna.
Raportoni përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose telefononi në 192.
Qëndroni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje