Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informatë shtesë: 14:00

Grabitje e armatosur në tentativë

Prishtinë, 18 dhjetor  2020 – Sot rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë  kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht  policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar  me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Informatë shtesë: 09:00

Rreth orës 08:40, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor polici i plagosur është liruar nga QKUK-ja dhe gjendja e tij është stabile.

Ndërkohë që po vazhdojnë veprimet policore me fokus zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informatë shtesë: 14:00

Veprimet policore të hetimit  si dhe ato  të gjurmimit në vendin e ngjarjes kanë nxjerrë në pah dyshimet për katër të dyshuar të përfshirë në rast si dhe të armatosur me armë të gjata të cilët me breshëri kanë shtënë në drejtim të zyrtarëve policor.

Duke parë rrezikun e menjëhershëm, të drejtpërdrejtë dhe krejtësisht të pashmangshëm për jetën e tyre zyrtarët policor kanë përdorur armën e tyre me qëllim të parandalimit të sulmit serioz nga të dyshuarit.

Si pasojë e të shtënave nga të dyshuarit përveç plagosjes së zyrtarit policor janë shkaktuar edhe dëme materiale në një veturë të policisë si dhe në një kamion dhe në një automjet tjetër transportues.

Së këndejmi të dyshuarit me qëllim të hapjes së bankomatit dhe grabitjes së parave,  dyshohet të kenë përdorur materie shpërthyese,  por përkundër kësaj si rezultat i reagimit policor nuk kanë arritur ti grabisin ato.

Policia bashkërisht me prokurorin e shtetit po koordinojnë veprimet vijuese hetimore deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke orientuar hetimin për grabitje të armatosur në tentativë dhe vrasje e rëndë në tentativë

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje