Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Iniciohet edhe një rast “Kontrabandim me mallra” në veri të vendit

Policia e Kosovës, hetues nga Drejtoria Rajonale Kufitare “Veriu”, në vazhdën e aktiviteteve në luftën për parandalimin e kontrabandës, sot me datë 20.07.2022, rreth orës 15:00, pas grumbullimit të informatave relevante në fshatin Rudare, komuna Zveqan kanë ndaluar automjetin VW Golf II me targa vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë realizimit të kontrollit në automjet janë gjendur pije alkoolike dhe jo alkoolike (Produkte të Serbisë si: birra, Coca Cola dhe Fanta), malli dyshohet se është i kontrabanduar nga Serbia.
Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kompetent, me autorizim të të cilit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt për “kontrabandim me mallra”.
Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin Doganor për procedura të mëtejme.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje