Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Intensifikohen angazhimet e përbashkëta të institucioneve për parandalimin e veprave penale në vend dhe menaxhimin e incidenteve tjera

Prishtinë, 09 mars 2021
Referuar rasteve të fundit të raportuara, që ndërlidhen me çështjen e sigurisë së përgjithshme në vend, ku përfshihen veprat penale si: grabitjet e armatosura, vjedhjet, lëndimet e rënda trupore e deri te incidentet e shkaktuar nga shpërthimi i bombolave të gazit, sot më 09.03.2021, nën drejtimin e Drejtorit të Operacioneve të Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA në dy takime të ndara janë mbledhur akterë nga institucione të ndryshme të vendit.
Në të dy takimet e mbajtura, njëri me përfaqësues të Bankës Qendrore, Shoqatës së Bankave dhe Kompanive të Sigurimit Privat dhe tjetri me përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, përfaqësues nga Inspektorati për Energji nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, u diskutuan dhe shqyrtuan veprimet e mëtejme, masat që duhet ndërmerren dhe adresimi i çështjeve në fushat e kompetencës respektive në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Në këto takime morën pjesë edhe përfaqësues nga Divizioni për Siguri Publike i PK-së, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë në Policinë e Kosovës si dhe nga Drejtoritë Rajonale Policore.
Drejtori i Departamentit për Operacione në PK, Kolonel Gazmend HOXHA, potencoi rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve përmes aktiviteteve/takimeve të tilla të përbashkëta në mënyrë që çështjet e tilla sipas rëndësisë të adresohen në institucionet kompetente.
Ndër të tjera u potencua se Policia e Kosovës është e gatshme në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në aspektin e sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e mbështetjes për institucione tjera në funksion të zbatimit të ligjit dhe procedurave ligjore në përgjithësi.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje