Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve

Prishtinë, më 22 maj 2023
Policia Kufitare e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin e veprave penale dhe garantimin e sigurisë, ë datë 22.05.2023, rreth orës 12:50, në Sharpelj-Jarinje, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Serbi ka ndaluar personin e dyshuar me iniciale M.J.(1984), i cili ishte duke drejtuar automjetin Golf karavan, ngjyrë e bardhë, me targa serbe, i cili dyshohet se udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.
Gjatë realizimit të kontrollit të automjetit, konkretisht në bagazh të automjetit, të dyshuarit i është gjetur një armë automatike (mitraloz).
Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, arma është konfiskuar dhe pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për ”Kalim të pa autorizuar të vijës kufitare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje