Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 4 shkurt 2022
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i dyshuar është:
• ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985 në Pejë.
I denuari është i kërkuar për veprën penale:
• 1- (një) rast për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”.
I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Prishtinë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje