Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Këtë javë ka përfunduar trajnimi i 7-të pesëditorë për 40 zyrtarë të zbatimit të ligjit për mbledhjen e informacionit, analizën, ndarjen, kategorizimin e armëve, eksplozivëve, policimin në komunitet dhe policimin e udhëhequr nga inteligjenca.

Gjithsej 400 zyrtarë nga Policimi në Bashkësi, zyrtarë patrullimi, zyrtarë të Policisë Kufitare dhe analistë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në këto trajnime të përshtatura për zhvillimin e kapaciteteve, ku zgjeruan njohuritë dhe aftësitë e tyre mbi kategorizimin e armëve, instrumentet ligjore dhe Kornizën drejt Armëve të Vogla dhe Kontrollin e Armëve të Lehta (SALW), eksplozivëve dhe prekursorëve të tyre, në përputhje me standardet e policimit në bashkësi duke kontribuuar në Policimin e Udhëhequr nga Inteligjenca.
Trajnimet u organizuan në kuadër të projektit për Qasjen e Integruar Institucionale Ndërkufitare drejt Luftimit të Trafikimit të Paligjshëm të armëve (IAT) dhe AVL-ve, të zbatuar bashkërisht nga UNDP –ja në Kosovë dhe UNDP e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim të ngushtë me Ministritë e Punëve të Brendshme nga të dy vendet.
Projekti financohet përmes fondit “MPTF” nga Republika Federale e Gjermanisë (🇩🇪), Mbretëria e Bashkuar (🇬🇧), Suedia (🇸🇪), Franca (🇫🇷) Holanda (🇳🇱) dhe Norvegjia (🇳🇴) me mbështetjen e Bashkimi Evropian (🇪🇺).
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje