Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

 

Prishtinë, 30 tetor 2017

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prizren, me 30 tetor 2018, ka realizuar një operacion policor, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, me ç’rast është bërë arrestimi i një personi të dyshuar.Operacioni policor është bazuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge’, ku Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar.I dyshuari i arrestuar në këtë rast është:

• L. Gj. lindur me 1986 m/sh/k

Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë gjetur dhe janë sekuestruar:

• nëntë (9) paketime të mbështjella me qese plastike me substancë dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 3 kg e 670 gramë

• një revole pa karikatorMe urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor në stacionin policor në Prizren.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje