Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Ferizaj, 28 korrik 2020

Situata dhe zhvillimet e fundit në vend, rreth pandemisë Covid -19, numri në rritje i qytetarëve me këtë virus në vendin tonë dhe  kërkimi i mënyrave  në lidhje me parandalimin e virusit, ishin në qendër të diskutimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj gjatë vizitës së djeshme në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Drjetori Qalaj, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, z. Afrim Ahmeti, përveç diskutimeve për masat dhe angazhimet policore ndaj pandemisë, nga drejtues të DRP-së së Ferizajt, kërkoi implementim të plotë të Planit të ri Operacional të Policisë së Kosovës, i cili parasheh marrjen e të gjitha veprimeve policore me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe shëndetit publik.

Në këtë takim, drejtori Qalaj, theksoi faktin e marrjes së masave ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë  masat dhe vendimet e institucioneve shtetërore të parapara ndaj pandemisë COVID-19.

Edhe nga takimi në DRP-në e Ferizajt, drejtuesit e Policisë së Kosovës iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë dhe ti zbatojnë udhëzimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, në mënyrë që së bashku të arrijmë ta parandalojmë dhe luftojmë përhapjen e virusit.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje