Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Pejë, 01 dhjetor 2020

Me datё 31.08.2020, nё nёn stacionin Policor nё Vitomiricё-Pejё, ёshtё paraqitur ankuesja e cila ka raportuar se me datёn e lartcekur rreth orёs 03:00 nga oborri i shtёpisё iu ёshtё vjedhur vetura e tipit audi a4  me targa tё huaja.

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, nё bashkёpunim me njësitet e Rajonit tё Mitrovicёs sё Jugut me datё 01.12.2020, pas njё pune operative kanё arritur ta gjejnё veturën e cila ёshtё raportuar nga ankuesja me datё 31.08.2020.

Vetura e gjetur tani gjendet në hapësirat e Stacionit Policor nё Pejë, dhe pasi tё kryhen ekzaminimet e nevojshme do ti kthehet pronarit legjitim.

Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje