Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Informacione dhe sqarim lidhur me rastin e arrestimit të tre personave të dyshuar për  vepra penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”

 

Prishtinë, më 31 janar 2021

Policia e Kosovës ka përcjellë me shqetësim videot e publikuara ditët e fundit në disa media, ku shfaqen zyrtarë policorë që dyshohen se kanë tejkaluar autorizimet ligjore.

Pavarësisht rasteve të izoluara të individëve të cilët po hetohen dhe masa ligjore do të ndërmerren pas hetimeve profesionale dhe transaprente nga autoritetet kompetente (IPK), Policia  e Kosovës garanton qytetarët e vendit se nuk do të lejohet abuzimi me ligjin dhe as paraqitja ndryshe e imazhit të institucionin të Policisë, përveç siç është vlerësuar deri më tani si ndër institucionet më të besueshmet dhe më profesionale.

Gjithashtu, lidhur me rastin e publikuar dje në gazetën “Sinjali”, ku shihet arrestimi i njërit nga personat e dyshuar për shoqërimin e tij në Polici, informojmë qytetarët dhe opinionin se:

Me datë 25.01.2021, rreth orës 21:15, në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor kanë qenë në kryerjen e detyrës zyrtare, respektivisht ishin në asistencë të inspektorëve sanitar për zbatimin e masave dhe kufizimeve sipas ligjit anti—CVID-19.

Gjatë inspektimit në një lokal afër rrugës “Fehmi Agani” në Prishtinë është konstatuar se në atë lokal masat dhe kufizimet nuk po respektoheshin sipas ligjit në fuqi, prandaj inspektorët kompetent dhe zyrtarët policor kanë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore.

Gjatë realizimit të detyrave nga inspektorët kompetentë, ndaj tyre ka pas ofendime dhe po ashtu ata janë ndier të rrezikuar, meqë rast është detyruar që të asistoj Policia, dhe përderisa është kërkuar identifikimi i personave prezent, disa nga të dyshuarit kanë refuzuar, kanë fyer autoritete kompetente dhe duke u bërë agresiv kanë filluar të sulmojnë zyrtarët policor me grushte në fytyrë dhe trup.

Zyrtarët policor janë detyruar që për menaxhimin e situatës së krijuar dhe realizimin e detyrës zyrtare të përdorin forcën e nevojshme për ta vënë situatën nën kontroll dhe gjatë ballafaqimit me personat e dyshuar, dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupor në fytyrë dhe trup, të cilat lëndime janë konstatuar edhe me raport mjekësor.

Dy nga të dyshuarit e përfshirë në rast, pas sjelljes në stacion policor kanë rezultuar të jenë nën ndikim të alkoolit dhe sipas procedurave intrvistimi i tyre është shtyrë.

Lidhur me rastin “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij tre (3) personave të dyshuar iu është caktuar ndalim prej 48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore. Gjithashtu veprime të tjera hetimore janë në proces.

Policia mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e ndihmës së institucioneve shtetërore, ku në këtë fazë ndër prioritetet e përbashkëta është edhe ruajtja e shëndetit publik dhe parandalimi i përhapjes së virusit COVID-19.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje