Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

 

Identifikohen 12 shtetas të huaj, të fshehur në një kamion me rimorkio që dyshohet se janë kontrabanduar

Prishtinë, më 4 shkurt 2021

Me datë 04.02.2021, rreth orës 04:00, në linjën hyrëse të Republikës së Kosovës në Terminalin Doganor, Han i Elezit, nga Maqedonia e Veriut ka ardhur Kamioni ngjyrë e bardhë me rimorkio me ngjyrë hiri të cilën e drejtonte shtetasi m/s/RKS, me inicialet (A. N.), viti i lindjes (1983) nga Graçanica.

Nga ana e zyrtarëve policor mjeti është selektuar për kontroll me pajisje-kamera.

Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur bllombën, është hapur rimorkio ku edhe janë gjetur dymbëdhjetë (12) persona shtetas nga Afganistani.

Të gjithë personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor.

Në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrant, përderisa personat e identifikuar janë duke u trajtuar konform ligjit për të huaj në Republikën e Kosovës.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje