Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Komunikatë për media

Identifikohet personi i dyshuar për veprën penale ‘’ dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin’’

Skenderaj, 12 shkurt 2021

Në orët e mbrëmjes së datës 12 shkurt 2021, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar dhe intervistuar një person të dyshuar për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet.

Veprimet hetimore janë ndërmarrë me autorizim të prokurorit, mbi dyshimet e bazuara se i dyshuari në një faqe të rrjeteve sociale ka publikuar-shpallur se ’’shet votën e tije sipas marrëveshjes’’.

Si rezultat i veprimeve hetimore, është lokalizuar dhe identifikuar personi i dyshuar K. G., 20 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili është shoqëruar për intervistë.

Ndërsa pas intervistës me urdhër të prokurorit të çështjes, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ’’dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin’’ neni 212 .

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje