Policia e rajonit të Prishtinës që nga fillimi i këtij muaji, i ka dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve dhe asgjësimit të pasurisë të ndodhura në zona të ndryshme.
Puna policore e organizuar me veprime specifike operative dhe hetimore me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve, vjedhjeve të rënda dhe asgjësimit të pasurisë, ka rezultuar me arrestimin e një prej të dyshuarve të implikuar në rastet e tilla.
A. M. 27 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
pasi është identifikuar dhe lokalizuar është arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin e arsyeshëm për përfshirje në së paku 8 vepra të ndryshme kryesisht vjedhje dhe asgjësim pasurie të ndodhura në zonën e Fushë Kosovës përgjatë këtij muaji.
Ndaj tij policia ka filluar një hetim më të gjerë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për tu proceduar më tej.