Me datë 22.12.2021, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, drejtori i Drejtorisë Rajonale, kolonel Shaban Shala, së bashku me bashkëpunëtorë, priti në takim, z. Driton Kuka trajnerin e xhudos me i miri në botë i shpallur nga federata ndërkombëtare e xhudos, znj Distria Krasniqi e shpallur nga e njëjta federatë si xhudistja me e mirë në botë dhe xhudistja me medalje olimpike znj. Nora Gjakova.
Fillimisht drejtori Shala i uroj mirëseardhje mysafirëve, duke i shprehur mirënjohje për të arriturat e sportit të xhudos në nivel botëror dhe për titullin e z. Kuka dhe znj. Krasniqi.
Gjatë bisedës drejtori Shala shprehi mirënjohje për të arriturat dhe sukseset e nivelit botëror, dhe i inkurajoj për të vazhduar më tutje në përfaqësimin e shtetit tonë.