Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Apel
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.
Duke marrë parasysh situatën e krijuar, për shkak të motit me reshje bore e ngrica në rrugë, Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale,rajonale,urbane dhe rurale në të gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit , me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Patrullat e Policisë Rajonale janë të fokusuara, së pari në dhënien ndihmë shoferëve të automjeteve që kanë nevojë gjatë qarkullimit, këshillimin e shoferëve të automjeteve për të zbatuar ligjet dhe rregullat e komunikacionit rrugor, por edhe në ndëshkimin e atyre që nuk i zbatojnë ato rregulla.
Policia apelon tek drejtuesit apo shoferët e automjeteve që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre, të kenë vendosur gomat e dimirt dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacionin rrugor, me theks të veçantë që shoferët :
-Të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, në raport me kushtet e rrugës.
– Të mbajnë distancën e duhur mes automjeteve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje