Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Komunikatë për media

Prishtinë, 15 prill 2020

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Gjilan, më 15.04.2020, ka bërë arrestimin e një të dyshuari, nën dyshimin e konsumimit të veprës penale ‘Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ neni 260 KPRK-së.

Policia e Kosovës ka pranuar informatën se i dyshuari: K.A., viti i lindjes 1965, mashkull-kosovar, ka publikuar në rrjetin social facebook një shkrim ku kërkon vullnetarë që janë prekur nga virusi COVID 19, e të cilët dëshirojnë të përdorin një bari ‘me bazë bimore’, të cilin e prodhon veta ai, pa pasur licence për prodhim të një ilaçi të tillë.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit policor, kanë njoftuar prokurorin kompetent, nga i njëjti është marrë autorizimi për veprime të nevojshme hetimore. Sot, më 15.04.2020, rreth orës 11.00, policia, në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik dhe Inspektorët Shëndetësorë ka kryer një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi alkooli dhe mostra të barit.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë në prezencë të avokatit mbrojtës, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje