Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA – SAOPŠTENJE ZA MEDIJE

Prishtinë, më 9 dhjetor 2022

Referuar zhvillimeve aktuale në Veri të vendit, Policia e Kosovës në vazhdimësi po përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë, konform të cilave edhe ka ndërmarrë masat e nevojshme duke rritur kapacitetet e saja policore me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike, mbrojtjes së jetës e pronës si dhe parandalimit të incidenteve dhe akteve të ndryshme kriminale.

Situata vazhdon të jetë stabile dhe e menaxhueshme nga ana policore, por e përcjellë me incidente të natyrave të ndryshme, ku individ apo grupe kriminale të orientuara për interesa të caktuara, përmes formave të ndryshme po kryejnë vepra kriminale me qëllim të frikësimit dhe cenimit të sigurisë së qytetarëve në komunat veriore.

Edhe përkundër incidenteve dhe sulmeve të tilla të drejtuara ndaj institucioneve me mjete shpërthyese, sulmit ndaj zyrtarëve policorë siç ishte rasti i mbrëmshëm “Vrasje e Rëndë në Tentativë dhe Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” si dhe rasti i ndodhur sot “Kanosje” ndaj dy gazetarëve të mediumit (Kallxo.com) Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja policore në interes të mbajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Si pasojë e sulmit me armë zjarri ndaj njësitit policorë, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës ishte plagosur, i cili pas trajtimit mjekësorë është në gjendje të mirë shëndetësore. Në rastet tjera nuk ka pasur lëndime në njerëz përpos dëme të konsiderueshme materiale të shkaktuara në objekte dhe automjete.

Policia e Kosovës, është duke zhvilluar hetime intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të involvuar në veprat e tilla kriminale si dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve policore, njëkohësisht fton të gjithë qytetarët për qetësi dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës e cila ç’do herë do të jetë në shërbim të qytetarëve pa dallime.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

SAOPŠTENJE ZA MEDIJE
Priština, 09 decembar 2022
Osvrćući se na trenutna dešavanja na Severu Mitrovice, Policija Kosova kontinuirano prati i ocenjuje bezbednosnu situaciju, u skladu sa čime je preduzela neophodne mere povećanjem svojih policijskih kapaciteta u cilju pružanja bezbednosti, održavanja javnog reda i mira, zaštitu života i imovine kao i sprečavanje incidenata i raznih krivičnih dela.
Situacija je i danas sa policijske strane i dalje stabilna i upravljiva, ali praćena incidentima različite prirode, gde pojedinci ili kriminalne grupe orijentisane na odredjene interese, kroz različite oblike, vrše krivična dela u cilju zastrašivanja i narušavanja bezbednosti gradjana u severnim opštinama.
I pored ovakvih incidenata i napada na ustanove sa eksplozivnim napravama, napad na policijske službenike kao što je sinoćni slučaj „Pokušaj Teškog Ubistva i Izazivanje Opšte Opasnosti” kao i današnji slučaj „Pretnje” dvojice novinara medija (Kallxo.com), Policija Kosova će nastaviti sa svojim policijskim angažovanjem u interesu održavanja javnog reda i bezbednosti kao i zaštite ustavnog poretka Republike Kosova.
U napadu iz vatrenog oružja na policijsku jedinicu povredjen je pripadnik Policije Kosova, koji je nakon ukazane lekarske pomoći u dobrom zdravstvenom stanju. U ostalim slučajevima povređenih lica nije bilo osim značajne materijalne štete na objektima i vozilima.
Policija Kosova sprovodi intenzivne istrage u cilju identifikacije osumnjičenih lica umešanih u ova krivična dela, kao i njihovog privodjenja pred pravosudnim organima.
Policija Kosova će nastaviti svoju posvećenost u obavljanju policijskih dužnosti i ovlašćenja, istovremeno pozivajući sve građane na smirenost i saradnju sa Policijom Kosova, koja će uvek biti na usluzi gradjanima bez razlike.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje