Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Komunikatë për media – Në tre raste të ndryshme policia në Mitrovicë konfiskon tri armë

Mitrovicë, 02 gusht 2022
Gjatë 24 orëve të fundit, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut kanë konfiskuar tri armë zjarri,. Në dy lokacione ku kishte informacione për të shtëna me armë në ahengje në rrugën “Ismail Loshi” dhe në fshatin “Kçiq i Madhë” në Mitrovicë, ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy lokacionet të konfiskohen dy armë të llojit pistoleta, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.
Ndërsa konfiskimi i një arme të llojit pistoletë është realizuar në zonën banuese në “Tunelin e Parë”, pasi i dyshuari në rrjete sociale kishe ekspozuar armën për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje .
Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’ dhe “shkaktim i rrezikut përgjithshëm”.
.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje