Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA- (Shtesë 4)

KOMUNIKATË PËR MEDIA- (Shtesë 4)
Përmbledhje e informacioneve kryesore lidhur me operacionin policor
Prishtinë, 13.10.2021 ora 18:00
Siç është bërë e ditur përmes komunikatave dhe konferencës zyrtare për media, sot me datë 13 tetor 2021 nën autorizimin e prokurorive kompetente, pas hetimeve të zhvilluara për afërsisht rreth një viti ka filluar zbatimi i operacionit policor në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.
Qëllim i këtij operacioni policor ishte parandalimi dhe luftimi kontrabandës në disa rajone të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veriu dhe Zveqan), respektivisht kontrollin (26) lokacioneve të dyshuara, sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara dhe arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në kontrabandë.
Të gjitha veprimet policore janë realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj.
Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë Veri grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.
Referuar situatës së krijuar, rrezikimit të drejtpërdrejt të zyrtarëve, bllokimeve të rrugëve, përdorimit të bombolave të gazit, shok bombave, përdorimit të armëve të zjarrit e granatave të dorës nga persona të dyshuar si dhe dëmtimit/zjarrvënies së automjeteve zyrtare, Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarrë veprime policore duke përdorur mjetet e nevojshme ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në operacion dhe qytetarëve të asaj zone.
Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, është raportuar se (10) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre (7) zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe (3) zyrtarë te nacionalitetit serb. Bazuar në informacionet fillestare një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policorë, është lënduar.
Si rezultat i veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë (8)persona të dyshuar për kontrabandim me mallra, dhe (10) persona tjerë të dyshuar janë shpallur në kërkim policor.
Po ashtu janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj.
Operacioni policor ka përfunduar, situata në pjesën veriore të Mitrovicës është e qetë, ndërsa Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të dyshuar që kanë kryer sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë.
Bashkangjitur keni fotot e personave të shpallur në kërkim si dhe fotot e automjeteve policore të sulmuara nga armët e zjarrit.
Saopštenje za medije – (Dodatak 4)
Sažetak glavnih informacija u vezi sa policijskom operacijom
Priština, 13.10.2021 18:00 časova
Kako smo obavestili preko saopštenja za medije i zvanične konferencije za medije, danas dana 13 oktobra 2021god., sa ovlašćenjem nadležnih tužilaštva, nakon odvijanih istraga skoro godinu dana, počelo je sprovodjenje policijske operacije uz saradnju sa Carinom Kosova.
Cilj ove policijske operacije je sprečavanje i borba protiv krijumčarenja u nekoliko regiona Kosova (Prištini, Peć, Mitrovici Jug, Mitrovici Sever i Zvečane), odnosno kontrolu dvadeset i šest (26) osumnjičenih lokacija, zaplena krijumčarene robe i hapšenje osoba osumnjičenih za uključenje u krijumćarenje.
Sve policijske radnje su sprovodjenje u koordinaciji sa nadležnim tužilaštvima i sudovima, po nalogu kojih su izvršene kontrole i pretres u raznim lokacijama kao što su stambene kuće, poslovne prostorije, skladišta robe itd.
Policijska operacija sprovodjena je u regionu Prištine, Peći, Mitrovice Jug i Mitrovice Sever. Dok u svim ostalim regionima policijska operacija prošla je bez problema, u Mitrovici Sever kriminalne grupe su se okupile, stvarale su blokadu puteva sa raznim prevoznim sredstvima, koristili su gasne boce, šok bombe, vatrenu pucnjavu i ručnim granatama, u cilju ometanja i napada protiv policijskih i carinskih službenika, koji su bili na izvršavanju službene dužnosti.
Pozivajući se na stvorenu situaciju, dikrektno ugrožavanje službenika, blokade puteva, korišćenja gaznih boca, šok bombi, korišćenja vatrenog oružja i ručnih granata od strane osumnjičenih osoba kao i oštećenje/paljenje službenih vozila, Policija Kosova je primorana da preduzme policijske radnje koristeći potrebna pravna sredstva, u cilju pružanja bezbednosti za gradjane koji su bili uključeni u operaciji i gradjanina te zone.
Kao posledica pucnjave za različitim smrtonosnim sredstava na policijske službenike, prijavljeno je da deset (10) policijskih službenika su zadobili telesne povrede, od kojih sedam (7) službenika albanske nacionalnosti i tri (3) službenika srpske nacionalnosti. Na osnovu početnih informacija je povredjena jedna osoba koja je bila uključena u napadu protiv policijskih službenika.
Kao rezultat profesionanih radnja policijskih službenika do ove faze su uhapšena osam (8)osumnjičenih osoba za krijumčarenje robom, i deset (10) ostalih osoba osumnjičenih su proglašena pod potragom.
Takodje zaplenjeno je i razna roba i dokazi krijumčarenja u iznosu od stotine hiljada evra, koje služe kao materijalni dokazi, a koji su se nalazili na različitim lokacijama, poslovnim prosstorijama magazinima/skadištima itd.
Policijska operacija se završila, situacija u Mitrovici sever je mirna, dok Policija Kosova uz saradnju i koordinaciju sa organima pravde izvršava intenzivne istrage u pravcu identifikacije i osumnjičenih osoba koje su izvršile napade sa opasnim sredstvima i vatrenim oružjem protiv policijskih i carinskih službenika.
U prilogu pronadjite slike osoba koje su proglašene pod potragom kao i slike napadnutih policijskih vozila sa vatrenim oružjem.
PRESS RELEASE – (additional information 4)
A collection of main information related to the police operation
Prishtina, 13.10.2021 time 18:00
Just as we have informed through press releases and an official press conference, today 13th of October 2021 by the authorization of the competent prosecutors, after an ongoing investigations conducted for almost a year, the implementation of the police operation in cooperation with Kosovo Customs has begun.
The purpose of this police operation was to prevent and combat smuggling in several regions of Kosovo (Pristina, Peja, Mitrovica South, Mitrovica North and Zveqan), respectively checks at (26) suspected locations, seizure of smuggled goods and arrest of persons suspected of involvement in this smuggling.
All police actions were carried out in coordination with the competent prosecutions and courts, by order of which checks and raids were carried out in various locations such as residential houses, business premises, warehouses of goods, etc.
The police operation was carried out in the region of Prishtina, Peja, South Mitrovica and North Mitrovica. While in all other regions the police operation went without any problems, in Mitrovica North criminal groups in an organized manner have gathered, created roadblocks with various means of transport, used gas tanks, shock bombs, firearms and hand grenades, for the purpose of obstructing and attacking police and customs officers who have been in the line of duty.
Referring to the created situation, direct endangerment of officials, roadblocks, use of gas cylinders, shock bombs, use of firearms and hand grenades by suspects and damage / arson of official vehicles, Kosovo Police is forced to take police action using the necessary legal means, in order to provide security to the officials involved in the operation and the citizens of that area.
As a result of throwing with various deadly things towards police officers, it was reported that (10) police officers suffered bodily injuries, of which (7) officers of Albanian nationality and (3) officials of Serbian nationality. Based on initial information, one of the persons involved in the attack on police officers was injured.
As a result of the professional actions of police officers up to this stage, eight (8)persons suspected of smuggling goods have been arrested and detained, and (10) other suspected persons have been announced wanted by the police.
Also, various smuggled goods and evidence in the amount of hundreds of thousands of euros were seized, which serve as material evidence, which were located in different locations, business premises, warehouses, etc.
The police operation has ended, the situation in the northern part of Mitrovica is calm, while the Kosovo Police in cooperation and coordination with the judiciary bodies is conducting intensive investigations to identify the suspects who carried out attacks with dangerous means, firearms against the police and customs officials.
Attached are photos of wanted persons as well as photos of police vehicles attacked with firearms.

Biografia

Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Z. Fehmi HOTI

https://www.facebook.com/KosovoPolice
Statstikat e përgjithshme: 2022-07-12
1
Aksidentet Fatale
17
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
1740
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
32
Arrestime
25
Ne Mbajtje