Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KOMUNIKATË PËR MEDIA-SHTESE

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar
Pejë, 12 maj 2021
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 26.03.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar EDISON (Shaban) ADEMI, i cili kërkohej për veprën penale:
• “VJEDHJE E RËNDË”
Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 11.05.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Pejë.
I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё
Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.
Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.
Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.
May be an image of 1 person dhe text that says 'PERSON NỀ KERKIM NGA POLICIA E KOSOVES ARRESTUAR EDISON (Shaban) ADEMI KATEGORIA VEPRES: VJEDHJE RENDE PERSHKRIMI: Llabjan-Peje VJEÇ - ADRESA: MOSHA: GJATESIA: PESHA: NGJYRAESYVE SYVE: NGJYRA FLOKEVE PAMJA FIZIKE: NOFKA: GJELBERT ZEZE MESEM VEREJTJE: PROFESIONI: njejti akuzohet pèr Veprën Penale: VJEDHJE RENDE PER ÇDO INFORMACION JU LUTEM KONTAKTONI 192- 080019999 (PA PAGESE) OSE DREJTORIA RAJONALE PEJE 039 432 327'
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje