Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konferenca e përbashkët mes PK-së dhe SHSKUK-së

Prishtinë, më 26.12.2024
Sot, me datën 26.12.2024, përmes konferencës për media, Policia e Kosovës së bashku me SHSKUK-në, prezantuan të arriturat e implementimit të Marrëveshjes se Bashkëpunimit në mes të PK-së dhe SHSKUK-së, për Shërbime Mjekësore dhe Psikologjike të Personelit Policorë dhe Rekrutëve Policorë.
Realizimi i kësaj marrëveshje e cila qëllim primar kishte realizimin e kontrolleve sistematike të zyrtarëve policorë, e filluar nga nëntori i vitit 2023, ka rezultuar me kontrollin mjekësor sistematik të mbi tre mijë zyrtarëve policorë dhe mbi dy mijë rekrutëve (kadetëve) policorë deri në dhjetor të vitit 2024.
Policia e Kosovës dhe SHSKUK-ja zotohen për vazhdimin e kësaj marrëveshje bashkëpunimi, e cila është me interes mjaft të lartë për shëndetin e punonjësve të Policisë së Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-23
1
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
34
Aksidentet Pa te Lenduar
2119
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
28
Arrestime
11
Ne Mbajtje