Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohet një armë në Vushtrri

Vushtrri, 13 nëntor 2019

Me datën 13.11.2019, në fshatin Pestovë në Vushtrri,  nga njësia policore në pikë kontrolli, është ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit, të dyshuarit  D. J., 17 vjeçar,  i  është gjetur një armë me gaz, pa karikator dhe pa fishek.

Nga policia si provë materiale, të dyshuarit në fjalë i është konfiskuar një armë pistoletë me gaz, prodhimi gjerman.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit është  liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll i paautorizuar i armëve’.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje