Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Konfiskohet përkohësisht vetura vozitësit i cili drejtonte mjetin edhe pse e kishte të konfiskuar patentë shoferin

Gjilan, 05 prill 2024
Njësiti patrollues në Kamenicë gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetu se vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse për tre muaj .
Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.
Mund të jetë një imazh i makinë dhe teksti
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje