Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kontrollimi i lokaleve dhe bizneseve, zbatimi i masave të qeverisë

Prizren, 12 korrik 2021
Me qellim të zbatimit të vendimeve të qeverisë për parandalimin e pandemisë Covid-19, gjatë fundjavës në orët e vona të mbrëmjes, patrullat policore dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren dhe Prizren-Veri, kane bëre patrullime të shtuara dhe kontrollimin e lokaleve dhe bizneseve.
Në fokus të kontrollimit ka qenë zbatimi i masave të qeverisë për parandalimin e Covid-19, e sidomos respektimi i orarit të punës ne bazë të vendimeve të qeverisë.
Gjatë kontrollit të bizneseve, patrullat kane has në disa lokale që nuk e kanë respektuar orarin e caktuar (ora 23:00) dhe ndaj tyre janë marre masat, janë mbylle lokalet dhe ndaj pronareve janë shqiptuar gjoba.
Lokalet që nuk e kanë respektuar orarin e punës kane qenë kryesisht kafiteritë.
Gjate këtij aktiviteti janë shqiptuar dhjetë gjoba ndaj kundërvajtësve. Aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje