Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kosova pjesë e ushtrimit ‘DEFENDER EUROPE 2023’

Prishtinë, 21 maj 2023
Republika e Kosovës, konkretisht Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë e ushtrimit ‘DEFENDER EUROPE 2023’ të organizuar nga NATO e ku pjesëmarrës do të jenë 13 shtete.
Hapja zyrtare e ushtrimit për Republikën e Kosovës do të mbahet sot me 21 maj 2023 në sheshin e kryeqytetit.
Policia e Kosovës, gjatë mbajtjes së ceremonisë hapëse do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe do të ndërmerr masa shtesë për sigurinë në trafik, përfshirë riorientim të veturave në rrugë alternative.
Njoftojmë qytetarët se për të pasur një qarkullim më të lehtë të mjeteve ushtarake, rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim këtë të diele derisa të mbahet ceremonia në shesh.
Andaj, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët dhe njëkohësisht kërkojmë që të zgjedhin rrugë alternative gjatë intervalit kohor sa do të jetë e mbyllur kjo rrugë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje