Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kryeministri i Republikës së Kosovës në prag të Vitit të Ri vizitoi Policinë e Kosovës

Prishtinë, 31 dhjetor 2018
           
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj,  priti në një vizitë për fund vit Kryeministrin e vendit z. Ramush Haradinaj, i cili ishte i shoqëruar nga Ministri i  MPB-së z. Ekrem Mustafa, vizitë kjo e cila u realizua Qendrën Operative Komunikuese të PK-së.

Kryeministri i vendit z. Haradinaj përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm z. Qalaj dhe zyrtarët policor të Policisë së Kosovës për punën dhe angazhimin e pakursyer, e në veçanti ata të cilët në natën e Vitit të Ri do të jenë në kryerje të detyrës, për tu kujdesur për  qytetarët që gjatë festës të jenë të sigurt dhe të festojnë në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Z.Haradinaj gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që mos të përdorin armët, të kenë kujdes nga mjetet piroteknike, gjithashtu të jenë të kujdesshëm edhe gjatë vozitjes në trafik, të mos vozisin nën ndikim të alkooli, në mënyrë që të kemi sa më pak incidente dhe aksidente gjatë festës, por të kemi vetëm lajme të mira.

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Qalaj, ofroi gatishmërinë për angazhim të Policisë së Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallim.

Vizita u karakterizua me mesazhe të përbashkëta nga krerët e institucioneve, që të festohet në mënyrë të qetë dhe të sigurte për të gjithë.

Me respekt,
Zyra për Informim e PK-së
DPP-Prishtinë
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje