Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

KRYEMINISTRI KURTI VIZITOI POLICINË E KOSOVËS DHE MINISTRINË E PUNËVE TË BRENDSHME DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE

Prishtinë, 19 mars

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i shoqëruar nga U.D Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, vizatuan Qendrën Operative të Policisë së Kosovës, ku u pritën nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj.

Kryeministri Kurti u njoftua nga eprorët e lartë të Policisë së Kosovës, për angazhimet që janë duke i bërë sa i përket gjendjes së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe për funksionet që ka qendra operative e Policisë, në monitorimin dhe e mbulimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Më ketë rast Kryeministri Kurti, falënderoi të gjithë zyrtarët policor, që në këtë situatë pandemike të koronavirusit (COVID-19), që ka përfshirë vendin tonë, janë duke treguar guxim dhe dije në menaxhimin e situatës dhe njëkohësisht duke u kujdesur edhe për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi se duke parë situatën në teren, Qeveria e Kosovës është dashur të merr vendime për t’iu përgjigjur situatës dhe natyrisht që Qeveria e Kosovës po bënë përpjekje maksimale që të menaxhojë sa më mirë këtë situatë për tu ndalur në ndihmë qytetarëve të vendit.

Më pas Kryeministri Kurti vizitoi edhe Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit dhe Qendrën Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, që është hapur sot pas aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtar.

Me këtë rast Kryeministri Kurti vlerësoi angazhimet e U.D ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe të stafit të MPBAP-së për punën që po bëjnë për tu përballur me këtë situatë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje