Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Kur ngacmimi ndodh, Veprimi është zgjidhja! Raporto

Gjakovë, 1 Korrik 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, nga data 17 deri më 27 qershor 2025, në bashkëpunim me Drejtorinë për Parandalimin dhe Hetimin e Dhunës në Familje dhe Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, ka realizuar projektin “Kur ngacmimi ndodh, Veprimi është zgjidhja! Raporto”.
Projekti kishte për qëllim parandalimin e rasteve të ngacmimeve seksuale brenda komunitetit, duke u fokusuar në edukimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të forcuar rolin e tyre në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Zyrtarët policorë, në kuadër të stacioneve policore në Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec, kanë shpërndarë broshura informuese për sensibilizimin e qytetarëve dhe kanë vendosur postera në vende publike si: objektet komunale, institucionet shëndetësore dhe arsimore, stacionet e autobusëve, qendrat tregtare, dhe vende të tjera, me mesazhin “Kur ngacmimi ndodh – Veprimi është zgjidhja”.
Policia e Kosovës është e përkushtuar të mbrojë viktimat dhe të ndjekë autorët dhe u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim në parandalimin dhe raportimin e ngacmimeve.
📞MOS HESHT – RAPORTO në 192!
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje