Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘’Lëmoshë kërkuesit’’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.
Në kuadër të këtij aksioni policia sot, ka ndaluar personin S.XH (M/SH/SH) 83 vjeçar, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.
Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë konfiskohen përkohësisht, deri në vendim tjetër .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon tek qytetarët , që saherë që hasin në lypësarë , të njoftojnë menjëherë policinë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje