Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ligjëratë: “Siguria në rrugë për fëmijët parashkollorë”

igjëratë: “Siguria në rrugë për fëmijët parashkollorë”
Njësia e Komunitetit dhe zyrtarë policorë në sektor, në bashkëpunim me DKA-në, në Prizren, janë duke ligjëruar te fëmijët parashkollorë duke i informuar për sigurinë në rrugë dhe trafik. Një ligjëratë e tillë është mbajtur në SHFMU “ Dëshmorët e Kabashit ”, në fshatin Korishë, duke pasur parasysh se një temë e tillë mund të jetë edhe njësi mësimore.
Së bashku me edukatorë dhe mësues, zyrtarët policorë po mbajnë ligjëratë për sigurinë e fëmijëve për vajtje ardhje të sigurt në shkolla dhe kthim në shtëpi. Në fund nxënësve Policia u dhuroi nga një flamur simbolik të vogël me logon e Policisë së Kosovës .
Bazuar në planet mësimore në shkolla, Policia do të kontribuojë duke ligjëruar për rregullat e sigurisë në komunikacion dhe masa të tjera të sigurisë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje