Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ligjëratë vetëdijësuese për parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë

Gjilan, 27 shkurt 2026
Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit tek të rinjtë, zyrtar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, kanë zhvilluar një ligjëratë vetëdijësuese me nxënës të klasave VIII dhe IX të shkollës ‘’Don Bosko’’ në qytetin e Gjilanit.
Temat që u trajtuan gjatë këtij aktiviteti ishin; ‘’Pasojat nga përdorimi i substancave narkotike’’, ‘’Bullizmi, dhuna psikologjike dhe fizike’’ dhe ‘’Përdorimi i pa përshtatshëm i internetit’’.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u theksua rëndësia dhe rolit që luajnë mësimdhënësit, stafi arsimor dhe partneriteti në mes të rinjve dhe policisë në identifikimin, parandalimin dhe raportimin e dukurive negative në ndërtimin e një mjedisi të sigurte për të gjithë.
Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të vazhdueshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, që në bashkëpunim me rinjtë, të krijoj një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje