Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbahet takimi i Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike

Prishtinë, më 19 nëntor 2025
Sot, më 19.11.2025, me organizmin e Drejtorisë së Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, mbështetur nga OSBE misioni në Kosovë, është mbajtur mbledhja e 23-të të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. Në këtë takim përpos përfaqësues të Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP), morën pjesë edhe përfaqësues nga struktura udhëheqëse e Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Forca e Sigurisë së Kosovës, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe institucioneve tjera.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i punës dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KLSP-ve si dhe prezantimi dhe diskutimi i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e parandalimit dhe rritjes së sigurisë në komunitet.
Gjatë mbledhjes u prezantuan edhe një përmbledhja e aktiviteteve të Drejtorisë së Policisë në Bashkësi gjatë vitit 2025 dhe u shqyrtuan sfidat aktuale të sigurisë, u prezantuan praktikat e mira të bashkëpunimit polici–komunitet, si dhe u propozuan hapa konkretë në mbështetjen e Komiteteve Lokale në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Policia e Kosovës është falënderuese për angazhimin e këtyre forumeve të sigurisë dhe mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me qytetarët dhe institucionet lokale, duke e konsideruar partneritetin si bazë për një shoqëri më të sigurt dhe më të qetë.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje