Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbahet takimi i komisioneve të përbashkëta të ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë

Prishtinë, 22 shkurt 2022
Sot, më datë 22.02.2022, në ndërtesën e Administratës së Policisë së Kosovës, u mbajt takimi një ditor i komisioneve të përbashkëta të ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Ky takim u udhëhoq nga Kolonel Ragip Bunjaku, Drejtor i Departamentit për Kufi, ku si qëllim kishte analizimin e ecurisë së zbatimit të Marrëveshjeve ekzistuese ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë
Fokus i veçantë i diskutimit dhe analizimit ishin marrëveshjet e fundit të nënshkruara ndërmjet dy Qeverive gjatë vitit 2021 dhe fillimin e hartimit të protokolleve teknike që rrjedhin nga këto Marrëveshje.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje