Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve

Me datën 01.12.2025, rreth orës 18:00, patrulla policore gjatë patrullimit në rrugën “Latif Hasani” në Ferizaj ka ndaluar një veturë me targa të huaja. Gjatë kontrollit të shoferit dhe veturës, në një çantë dore është gjetur një armë e llojit pistoletë, e cila është konfiskuar menjëherë nga zyrtarët policorë.
Gjithashtu, është konfiskuar edhe vetura pasi ishte në qarkullim pa regjistrim të rregullt.
Personi i dyshuar A.Sh (59 vjeç) është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.
Hetuesit e rastit kanë njoftuar prokurorin e shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore.
Pas intervistimit, personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje