Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve në Shtime

Policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion, se me datën 17.02.2024 në fshatin Mullapolc të Shtimes, në një aheng kishte pasur të shtëna me armë të zjarrit.
Policët hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet dhe pas grumbullimit të informacioneve në terren, me datën 19.02.2024 kanë identifikuar të dyshuarin G.N ( M/K) i moshës 34 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër.
I dyshuari G.N është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë).
Rasti është cilësuar ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ” Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” .
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje