Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës’

Prizren, 17 Gusht 2022
Pasi që është marr informata se me datë 24.07.2022, në fshatin Vlashnje KK Prizren, në një familje, gjate një dasme ka pasur gjuajtje me armë zjarri, policia, konkretisht Stacioni Policor Prizren, ka kryer veprime hetimore-operative dhe ka arritur që të identifikoj lokacionin e saktë dhe personave qe kane gjuajtur me armë të zjarrit dhe atë 3 arme të tilla.
Me datë 17.08.2022 rreth orës 09:00 është kryer bastisje në lokacionin e pare në fshatin Vlashnje. me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren , aty ku ka pasur gjuajtje.
Gjate bastisjes janë gjetur gëzhoja të dy armeve të vogla (pistoleta) , kurse asnjë armë nuk është gjetur.
Në procedim të rastit kemi pranuar informata shtesë për personat e dyshimte dhe gjate bastisjes në dy lokacion të tjera po në Vlashnje , Prizren, është gjet dhe sekuestruar një pushkë automatike (AK 47) , kurse tre të dyshuarit për gjuajtje me armë zjarri janë të njohur për policin por gjinden jashtë shtetit.
Veprimet hetimore e procedurale janë ne zhvillim për të gjetur 2 armët tjera që janë përdorur, dhe për të siguruar prezencën e tre të dyshuarit që sipas informatave të para gjinden jashtë shtetit.
Lidhur me rastin është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës” .
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje