Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

 

Suharekë, 19 nëntor 2019

Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar:

• 5 shufra të metalit,v

• 6 elektroshokë,v

• 14 pako municion të pushkëve ajrore,v

• 1 dylbi (të armës së zjarrit),

• 47 thika

• 16 boksa të metalit

• 6 pajisje për mirëmbajtje të armëve,

• 4 këllëf për shufër,

• 27 këllëf të armës,

• 7 këllëf për municion të pushkës së gjuetisë.

I dyshimti F. H. i lindur në vitin 1983, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merren hetimet e Stacionit Policor në Suharekë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje