Pejë 26.2.2014
Policia e Kosovës nga stacioni policor në Pejë, me datën 26.2.2014 rreth orës 09:15 nga ana e hetuesve pranë Njësitit të hetimeve, është implementuar plani taktik në lidhje me shitjen e mjeteve të rrezikshme, si: armë të ftohta (thika) boksa të metalit si dhe elektroshok. Njësiti i hetimeve ka arritur që të gjejë dhe të konfiskojë një sasi të konsiderueshme të gjërave të cekura më lart.Gjatë operacionit të zhvilluar nga ana e hetuesve policorë janë gjetur dhe janë konfiskuar gjërat në vijim: Katër (4) copë elektroshok, tridhjetë e pesë (35) thika të madhësive të ndryshme, njëmbëdhjetë (11) boksa të metalit, si dhe tri (3) copë shufra metali.Lidhur me gjërat e konfiskuara janë ndaluar dy persona: Bashkim B. nga Peja dhe Alban B., po ashtu nga qyteti i Pejës. Në lidhje me arrestimet dhe konfiskimet e gjësendeve të cekura janë iniciuar dy raste si “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Po ashtu gjatë operacionit në lokacionin “Çarshia e gjatë” në Pejë janë lokalizuar dhe arrestuar edhe dy persona: Benas G. i lindur me datën 17.7.1980 në Pejë si dhe Petrit K. i lindur me datën 11.1.1988 po ashtu në Pejë. Personat në fjalë janë shoqëruar në njësitin e hetimeve nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘vjedhje e rëndë’.Gjatë kontrollit tek i dyshuari Petrit K. është gjetur një qese najloni me substanca narkotike e cila dyshohet të jetë marihuanë me peshë prej 3.2 gramë.Në lidhje me rastin është informuar prokuroi i shtetit, i cili me anë të aktvendimit ka caktuar masën e ndalimit policor në afat prej 48-orëve ndaj katër personave të dyshuar. Sa i përket rastit të gjetjes së substancës narkotike në lidhje me këtë vepër kundër të dyshuarit Petrit K. në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga Neni 275 i Kodit penal të Republikës së Kosovës.Po ashtu në lidhje me gjërat e konfiskuara janë informuar edhe Inspektorati i tregut pranë KK-Pejë të cilët i janë përgjigjur rastit.