Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve në Brezovicë

Më datë 22.09.2025, njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtërpcë, në bashkëpunim me njësinë e hetimeve të stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshime për posedim të armëve në fshatin Brezovicë, komuna e Shtërpcës.
Gjatë realizimit të hetimeve, është kryer kontroll në një vilë në Brezovicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
– Një pushkë automatike
– Dy pushkë ajrore
– Pesë karikatorë për pushkë automatike
– Njëzetë e një copë fishekë të kalibrave të ndryshëm
Lidhur me veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është iniciuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe është proceduar më tej sipas procedurave ligjore.
I dyshuari, në momentin e kontrollit, nuk është gjetur në vendngjarje dhe mbetet në kërkim nga policia .
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje