Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike

Policia e Kosovës (PK) njësitet e hetimeve në Gjilan pas informatave të marra përmes rrugëve operative, në vazhdën e rastit “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, më 09.06.2021, në orën 09:20, në bashkëpunim edhe me hetuesit e Drejtorisë për Hetim të Trafikimit me Narkotikë në Gjilan, në mbështetje të prokurorit të shtetit, të Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjilan, është bastisur shtëpia e të dyshuarit G. A. (1994) në Gjilan, nën dyshimin e arsyeshëm në lidhje me veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve( neni 366) dhe ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i substancave narkotike dhe psikotropike”.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi si në vijim:
1) Një armë – revolver “Magnum” me tridhjetë e shtatë (37) copë fishekë.
2) 67 qese të vogla të plastikës me substancë të dyshuar narkotike.
Nga njësiti i Antidrogës është bërë testi fushor dhe e njëjta ka rezultuar pozitiv në e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 80.6 (tetëdhjetë pikë gjashtë) gramëve e gatshme për shitje.
3) 400 franga zvicerane dhe 90 euro.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës nga hetuesit e Hetimeve Regjionale dhe hetuesit e DHTN-së në Gjilan.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të ndalohet për 48 orë kurse dhe rasti të procedohet në të njëjtën prokurori.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje