Më datë 29.05.2025, rreth orës 12:40, gjatë patrullimit zyrtarët policorë kanë ndaluar për legjitimim një person në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Personi i ndaluar, E. M. 21 vjeç , mbante me vete një çantë, ku gjatë kontrollit iu gjet:
Një armë zjarri e llojit pistoletë, një karikator pa fishek dhe një sasi e dyshuar e narkotikës e llojit marihuan, e paketuar në një kavanoz të vogël.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme dhe është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që personi të intervistohet në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare për veprat penale:
Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve,
Posedim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave psikotrope ose analoge dhe të lirohet në procedurë të rregullt.