Hetuesit e sektorit rajonal te hetimeve në Prizren, gjatë hetimit të rastit te (VP shantazh) në rrugë operativo-hetimore, ka siguruar fotografi, ku shihet i dyshuari E T i datëlindjes 2004, me armë zjarri ne dorë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast, për konsumim të veprave penale.
Më datë 03 gusht 2021 nga i dyshuari është gjet dhe sekuestruar cilësinë e provave material një pushkë automatike AK 47, me numër serik.HM 4102P dhe një karikator i zbrazët i pushkës automatike AK 47, të cilat i kishte në posedim i dyshuari, pa leje.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti hetohet në procedurë të rregullte, nga SRH-Prizren.