Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 03:10, në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj për mos respektim të orarit të lëvizjes, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës , ka ndaluar një automjet të udhëtarëve Mercedes me targa vendore dhe ndaj shoferit policia ka shqiptuar një gjobë për shkelje të masës , mos respektimi i orarit të lëvizjes.
Ndërkaq, gjatë kontrollimit të shoferit dhe automjetit , policia ka gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me dy karikator, një fishek dhe një shufër metalike.
Policia, të dyshuarin me inicialet E.D ( M/K) 36 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa si dëshmi ka konfiskuar , armën , karikatorët , fishekun dhe shufrën metalike.
I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është iniciuar rasti penal ‘’Mbajtje ne pronësi , kontrolle , ose posedim i paautorizuar i armës’’ për procedura të mëtejme hetimore.