Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Më 27 prill 2026, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, janë certifikuar 44 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit me sukses të trajnimit dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me turma”.

Më 27 prill 2026, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, janë certifikuar 44 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), pas përfundimit me sukses të trajnimit dyjavor në fushën e “Ballafaqimit me turma”.
Trajnimi është realizuar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative (DNJSO), përmes Divizionit të Trajnimeve në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale për menaxhimin e situatave me turma dhe tubime publike.
Ky aktivitet përbën pjesë të një cikli të planifikuar trajnimesh, i cili do të vazhdojë me përfshirjen e NJRSH-së në të gjitha tetë (8)rajonet policore, në përputhje me konceptin nacional për menaxhimin e trazirave qytetare.
Policia mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe forcimin e kapaciteteve operative, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Mund të jetë një imazh i motoçikletë
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Mund të jetë një imazh i turmë dhe teksti që thotë "FOLICE POLICE POLI E"Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje