Me datë 13.07.2025 rreth orës 18:40 Policia e Kosovës, respektivisht njësia e policisë kufitare nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Vitomiricë/Radavc gjatë patrullimit në rrugën Cerkolez kishte vërejtur një veturë me targa vendore me drejtues dhe dy pasagjerë meshkuj kosovarë. Ne bagazhin e veturës ndodheshin 4 qenë gjuetie si dhe në rimorkion të cilën ishte duke e tërhequr kjo veturë ndodheshin edhe 10 qenë gjuetie të tjerë. Gjatë kontrollit të automjetit janë sekuestruar si prova materiale : Dy radiolidhje, tri armë gjuetie me 27 copë fishekë. Me vendim të prokurorit rasti inicohet si ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ ndërsa të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.