Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Më datë 19 Nëntor 2020, U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti së bashku me Drejtorin e Departamentit për Burime Njerëzore Kololonel Taibe Canolli-Brajshori, ka vizituar Drejtorinë për Trajnime Themelore-Divizioni i Trajnimit të Policisë së Kosovës në Vushtrri

“Më datë 19 Nëntor 2020, U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti së bashku me Drejtorin e Departamentit për Burime Njerëzore Kololonel Taibe Canolli-Brajshori, ka vizituar Drejtorinë për Trajnime Themelore-Divizioni i Trajnimit të Policisë së Kosovës në Vushtrri. Gjatë kësaj vizite U.D. Drejtori i Përgjithshëm nga Kolonel Agron Rukiqi me staf është informuar lidhur me trajnimin pesë (5) javorë që është duke u mbajtur për nivelin e mesëm të menaxhimit për gradën Toger me 144 pjesëmarrës.

U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti ka vizituar ambientet ku mbahet trajnimi dhe pjesëmarrësve të këtij trajnimi ju ka mbajtur një fjalim rasti duke cekur ndër tjera se: ju pjesëmarrësit duhet të jeni krenarë që jeni përzgjedhur prej më të mirëve për të vijuar këtë trajnim të menaxhimit të mesëm, pas përfundimit të testimeve me shkrim dhe me gojë, me sukses të lartë. Gjatë kësaj kohe sa jeni në këtë trajnim nga instruktorët policorë që janë të përhershëm këtu dhe tjerët që angazhohën në ligjërim nga fushat e specializuar të PK-së do të merrni gjithë informacionin e duhur në mënyrë që t’i zbatoni këto njohuri kur të dilni në terren. Nga ju kërkohet të vazhdoni të tregoni disiplininë të lartë siç jeni duke e bërë aktualisht në trajnim dhe gjithashtu edhe gjatë kryerjes së detyrave që ju caktohen duke udhëhequr personelin që do ta keni në mbikëqyrje në mënyrë të drejtë dhe profesionale.

Gjatë mbajtjës së këtij trajnimi janë duke u zbatuar me përpikëshmëri masat kundër COVID-19 në bashkëpunim me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sipas rekomandimeve të IKSHPK-së duke bërë ndarjen e pjesëmarrësve nëpër salla dhe klasa trajnimi.

Pas përfundimit me sukses të trajnimit për gradën Toger nga pjesëmarrësit, marrjes së gradës përkatëse, caktimit në detyrë, do t’u caktohet statusi provues për gjashtë (6) muaj, gjatë së cilës kohë do të vlerësohen për performancën e tyre në gradën e re, në mënyrë që të jenë sa më të pregaditur profesionalisht në realizimin e detyrave zyrtare në shërbim sa më efikas ndaj qytetarëve dhe vendit.”

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje